LaCivita mesazh kandidatëve të opozitës: Mobilizim në 10 ditët e fundit të fushatës në cdo cep të vendit

Keshilltari amerikan i fushates se PD, Chris LaCivitas, k vijuar online komunikimet me kandidatët e Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Porosia e drejtuesit të fushatës së demokratëve është mobilizim në çdo cep të vendit.
“Është jetike që në çdo zonë votimi, në çdo lagje, të kemi lista të njerëzve që e dimë se na mbështesin. Dhe duhet të sigurohemi që ata të dalin dhe të votojnë.
Kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur”.
Faktor kyç për rezultatin thotë se është vota e qytetarëve të pavendosur.
“Votuesit e pavendosur janë ata që në këtë moment do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar.
Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme”.
Ekonomia dhe nevoja urgjente për një ndryshim pas 12 vite drejtimi qeverisje të Edi Ramës thotë se janë i vetmi fokus në këtë betejë.
“Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’i tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në Shqipëri. Është vetëm një person:
Edi Rama. Po aq e rëndësishme është të flasim me qytetarët tanë jo vetëm për atë që e ka sjellë këtë rrëmujë, por edhe për atë që është më i përgatitur për ta zgjidhur. Dhe ky është doktor Berisha, janë kandidatët tanë për Kuvendin e Shqipërisë kudo në vend”.
Fitorja për të është matematikë ndaj dhe kandidatëve të opozitës u tregon se duhet të ecin në shembullin e Presidentit Trump.
“Kur Presidenti Trump u qëllua në Korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni”.


