Berisha flet për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë: Gjithcka transparente, asnjë qindarkë nga PD

Ne daljen per media diten e sotme, Sali Berisha ka folur per kontraten e lobimit te PD me vlere 6 milione dollare.
Ai ka thene se gjithcka eshte transparente.
Berisha: Kontrata nuk është vetëm për PD-në, por është për çdo shqiptar! Nuk ka asnjë urdhër për të mos folur për të
Kontrata është publikuar plotësisht.
Kontrata është për qëllime, për kauzat e drejta të PD.
Pra në tërësi për marrëdhëniet mes PD, Shqipërisë dhe SHBA.
Pasi në fakt kjo kontratë nuk është vetëm për PD, është për çdo shqiptar.
Të siguroj se McGonigali do e marrë me vete Ramën.
Nuk ka, do e marrë. Rama kudo që shkon është kryeministri që ka dhënë ryshfet 250 mijë euro për të korruptuar opozitën.
E ka fajin në kurriz Rama.
Rama është njeri që udhëton me thesin e fajit në kurriz...
...Nuk ka asnjë urdhër për të mos u thënë shqiptarëve të vërtetën e kontratës.
E vërteta e kontratës që i ka djegur kaq shumë Edi Ramës, i ka djegur kaq shumë altoparlantëve të tij të paguar nga mëngjesi gjer në darkë nga Edi Rama dhe mediat, u ka djegur kaq shumë zyrtarëve të krimit.
Unë përkundrazi do të doja që këto t’u përsëriteshin, por përpjekja për të zënë hapësirën mediatike të programit për qytetarët shqiptarë, kjo nuk më pëlqen.
Ju e keni paër vetë, unë kam katër muaj që dal para jush vetëm me program, për program. Sepse ajo është detyra.
Kurse Edi Rama nuk ka program, del me përpjekjen pikërisht për të mbytur hapësirën mediatike me banalitete dhe gjëra që nuk kanë asnjë lloj lidhje me qytetarin.
QShumë e drejtë pyetja. Sepse nuk ishte PD, ishte fondacioni. Zoti Noka ka firmosur që pranon shërbimin. Po jo palë kontraktuese.
Në rast se në rastin me zotin Chris LaCivita ne jemi palë kontraktuese si PD, në rastin tjetër, palë kontraktuese është fondacioni i patriotëve dhe demokratëve shqiptarë.
Ne nuk mund t’i zëvendësojmë ata. Kjo është shumë e thjeshtë.
Ne nuk mohojmë qe ne kemi pranuar dhe kemi firmosur të pranojmë shërbimin, por nuk jemi ne palë kontraktuese. Besoj se është e qartë.
Këtu nuk është e vërtetë. PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë, është një fondacion që jep paratë.
Por një gjë, edhe sikur PD t’i ketë dhënë nga arka e vet, për kauzën ia vlen çdo qindarkë.
Sepse marrim këtë. Edi Rama zhduk djegësin e Tiranës, vjedh 130 milionë euro dhe vazhdon njëlloj të thuhet se është udhëheqës i shquar.
Kë dënoi me vjedhjen 130 milionë euro? Mos dënoi pasanikët? Asnjërin prej tyre. Të varfrit i dënoi. 130 milionë euro janë 812 mijë pensione.
Prandaj thashë ato mund t’i paguante qindarkë për qindarkë PD për të mbrojtur pikërisht çdo shqiptar, sepse janë bërë... ky është një narkodiktator.
Ky me ato që i ka bërë shqiptarëve, ka përzënë 1 milion shqiptarë.
Unë ta them që çdo lloj shpenzimi për të bërë transparencën, për të bërë anatominë e një narkodiktatori, është e vlefshme për çdo qytetar shqiptar.
Kjo është e vërteta.
Zotëri, a e dëgjove rezolutën.
Të garantoj se ndryshe nga sa mashtron ai, por rezolutat kanë një proces jashtëzakonisht serioz. Në qoftë se ka nja gjë që vështrohet me lupë para se të votohet, është rezoluta.
Jo para se të votohet në seancë plenare, por edhe para se të votohet në komitetin e rezolutave.
Rezolutat janë gjëja më serioze e organizatave ndërkombëtare.
Nuk voton kush gjëra të cilat nuk qëndrojnë. Nuk voton kush.
Ndaj dhe përpjekja e Edi Ramës për t’i zvogëluar këto, është përpjekja e fundit e tij para se të thyejë qafën me datën 11 maj me votën e shqiptarëve.
Berisha: Kontrata mes avokatit të famshëm dhe fondacionit ‘MAGA’ është transparente
Kauzat e opozitës së vërtetë janë të njëjta. PD dhe ASHM kanë të njëjtat kauza. Kjo është e tëra. Dmth ky koalicion është dakord se Shqipëria është një narkoshtet, se Edi Rama është një narkodiktator.
Se Edi Rama ka vënë në kontroll të plotë drejtësinë. E pe ti si reaguan ata apo jo. E pe. Sigurisht do të ketë transparencë.
Çfarë thotë PPE? Thotë për pandëshkueshmërinë sepse dosjet 184, 339, janë tabelë turpi në qafën e tyre që i mbajnë, shkruhet turp për ata që i mbajnë.
Gjërat po konfluojnë njëra me tjetrën në të dy anët e Atlantikut. Ka një sintoni. Çdo njeri që njeh ligjin amerikan dhe e di që kontrata publikohet në FARA, atë e merr çdo njeri, nuk ka gjë për të fshehur këtu fare.
Por kontrata është mes avokatit të famshëm dhe fondacionit ‘Make Albania Great Again’.


