“Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët”, Rama ironizon Alizotin: Ky është çyryk!

Politikë

“Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”

Deklarates ne fjale, Rama iu përgjigj me ironi sot nga Kuçova, duke e quajtur këtë të fundit ‘Ludoviku’.

“Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film.

Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz.

Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin.

Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton’, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion