Altin Bojni pas fitores ne Mat: Është përgjegjësi e madhe! Falendëroj qytetarët për besimin dhe mbështetjen

Politikë

Altin Bojni pas fitores ne Mat: Është përgjegjësi e madhe!

Procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat ka përfunduar, duke konfirmuar fitoren bindëse të kandidatit të Partisë Socialiste, Altin Bojni.

Ai ka siguruar 66.54% të votave, përkatësisht 7 mijë e 425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28.54% (3 mijë e 184 vota), dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila garoi kundër partisë së saj, PS, me 4.92% (549 vota).


Pas shpalljes së rezultatit, Bojni u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj qytetarëve të Matit për besimin e dhënë. Ai theksoi se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar një të ardhme më të mirë për bashkinë.

“Një emocion i veçantë por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen e tyre që na kanë dhënë. Ne me gjithë këtë mbështetje që na kanë dhënë gjithë banorët e bashkisë Mat, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të jetë sa më mirë.”, tha Bojni.

Në këto zgjedhje të pjesshme lokale, që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit në pesë bashki, Partia Socialiste fitoi bindshëm në të gjitha prej tyre

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion