"Kushtetuesja ka vdekur"/ Të rinjtë e Lezhës vendosin kurorë përpara GJK

Politikë

"Kushtetuesja ka vdekur"/ Të rinjtë e Lezhës vendosin

Një kurorë lulesh si ato të përdorura në ceremoni mortore u la në shenjë proteste në derën e Gjykatës Kushtetuese nga të rinjtë e Lezhës. Ky veprim erdhi pasi Kushtetuesja pranoi këtë të hënë marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Një grup të rinjsh nga Lezha protestuan ditën e sotme kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Ata kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim i GJK dhe e kanë konsideruar “të vdekur” Gjykatën Kushtetuese duke i vendosur kurorën me lule në shenjë simbolike.

"Erdhë këtu për t'i dhënë lamtumirë, Kushtetuesja sot ka vdekur !"-u shprehën aktivistët. 

Ditën e Sotme, Gjykata Kushtetuese e konsideroi të ligjshme marrëveshjen e emigrantëve të firmosur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Me vendimin e ditës së sotme të Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion