Gruaja u lë pasurinë kafshëve shtëpiake: Fëmijët nuk e meritojnë

Bota

Gruaja u lë pasurinë kafshëve shtëpiake: Fëmijët

Një rast i pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Shangai në Kinë. Një grua e njohur me emrin Liu, ka vendosur t’ua lërë pasurinë e saj prej 2.8 milionë dollarësh maceve dhe qenve të saj, pasi ka deklaruar se 3 fëmijët e saj nuk e vizitojnë kurrë as kur është e sëmurë.

Liu është shprehur se kafshët shtëpiake, kanë qenë ngushëllimi i saj i vetëm. Mësohet se ajo ka bërë një testament fillestar disa vite më parë, duke i lënë tre fëmijëve të saj para dhe pasuri, por ka ndërruar mendje sepse nuk e vizitonin, nuk e përkujdesnin dhe e kontaktonin rrallë.

Në testamentin e saj të ri, ajo këmbëngul se dëshiron që të gjitha paratë të shkojnë për kujdesin e kafshëve shtëpiake, ndërsa një klinikë veterinare lokale është caktuar si kujdestare e pasurisë së saj, duke u kujdesur për kafshët.

Ajo donte t’i linte të gjitha paratë e saj drejtpërdrejt për kafshët e saj shtëpiake, por kjo nuk është e ligjshme në Kinë, tha një zyrtar në Qendrën e Regjistrimit të Wills në Pekin për South China Morning Post.

Burimi: Scmp.com

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion