Kush janë deputetët e PD që mbështetën përjashtimin e Berishës: Basha e do, por ishte i detyruar

Politikë

Kush janë deputetët e PD që mbështetën

Pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga PD, Basha është përballur edhe me kundërshtime nga radhët e deputetëve të partisë që drejton.

Katër janë anëtarët e grupit parlamentar të PD-së pro Lulzim Bashës që përjashtoi Sali Berishën. Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.

“Se do njeri më shumë se Basha, Sali Berishën, por ky është vendim i detyruar” u shpreh Sula gjatë debatit në selinë e blu, pasi kryedemokrati i njoftoi deputetët për vendimin.

Shtatë deputetë të grupit parlamentar ishin hapur kundër këtij vendimi; Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion