Përjashtimi i Berishës, Enkelejd Alibeaj pro Bashës: Të mos sillemi sikur jemi në funeral

Politikë

Përjashtimi i Berishës, Enkelejd Alibeaj pro Bashës: Të mos

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu, e cila u zhvillua me tensione të shumta, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjahstuar ish-liderin historik Sali Berishën.

Shtatë deputetë kundërshtuan vendimin e Bashës. Ndërsa pro kryedemokratit është shprehur Enkelejd Alibeaj.

“Të mos sillemi sikur jemi neë funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!” tha Alibeaj.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku. “Duhej të kërkonim dokumenta nga SHBA,” është shprehur ky i fundit. Gabove i ka thënë Leskaj Bashës, ndërsa Tritan Shehu i tha kryedemokratit se me këtë vendim vrau PD-në. Mësohet gjithashtu se deputetët kundër kanë renditur arritjen e Berishës gjatë mbledhjes. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion