Vlorë, furgoni del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person

Aktualitet

Vlorë, furgoni del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë.

Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës në afërsi të Kripës.


Nga informacionet paraprake, drejtuesi i mjetit tip furgon ka humbur kontrollin e më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur një person. Policia ka shkuar drejt vendngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion