"Vendim i jetës", Basha pas përjashtimit të Berishës: Nuk e futa në votim se do përçahej PD

Lulzim Basha përjashtimin e Berishës gjatë mbledhjes në selinë blu e ka konsideruar si vendim të jetës.
“Ky është vendim i jetës sime, nuk e fus në votim sepse PD do përçahet.” , është shprehur Basha.
Basha e ka cilësuar vendim të jetës, ndërkohë që mbledhja e sotme e grupit dhe anëtarëve të kryesisë u zhvillua me tensione të shumta.
Shtatë deputetë dolën kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar si të gabuar përjashtimin. Deputetetët kundër ishin: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.
Ndërsa katër deputetë të tjerë u shprehën pro, ata ishin: Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.


