Kryemadhi: “Në fashikujt e dosjes ka artikuj kundër meje, firmosëm që s’jemi dakord, do ndjekim procedurat”

Politikë

Kryemadhi: “Në fashikujt e dosjes ka artikuj kundër meje,

Monika Kryemadhi reagoi pas njoftimit të SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj saj, duke e cilësuar procesin të pabazuar dhe të paplotë. Ajo theksoi se dosja përmban artikuj nga portale të ndryshme dhe shpenzime të zakonshme, si kafe e sanduiçe, që nuk përbëjnë provë për akuzat ndaj saj.

Kryemadhi deklaroi se nuk është dakord me vendimin dhe se së bashku me ekipin ligjor do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore në dispozicion. Ajo kërkoi që çështja të trajtohet me durim dhe qetësi, duke theksuar rëndësinë e shëndetit dhe durimit strategjik gjatë këtij procesi.

“Fashikujt nuk janë përgatitur ende plotësisht. Në to janë futur edhe artikuj kundër nesh, si dhe dokumente bankare për shpenzime të përditshme. Unë vetë kam dorëzuar analiza financiare, ashtu si edhe nëna ime. Gjithashtu, pretendohet se unë i kam dhënë para për blerjen e një shtëpie që në fakt është blerë nga nëna ime,” tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se kanë firmosur kundërshtimin dhe do të vazhdojnë të ndjekin procedurat ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre.

ME TE LEXUARAT