Zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, bashkëshorti lihet në burg

Aktualitet

Zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, bashkëshorti lihet

Një 48-vjeçare, Nadire Shpata, është zhdukur pa gjurmë që prej datës 22 korrik, ndërsa sot Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortin e saj, Imer Shpata.

Sipas familjarëve, gruaja ishte larguar nga banesa si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga burri. Policia ka nisur kërkime intensive, madje edhe në Gjakovë, për të verifikuar nëse mund të ketë kaluar kufirin drejt Kosovës.

Hetimet kanë nxjerrë një detaj të rëndësishëm: në automjetin e Imer Shpatës, me profesion agronom, është gjetur celulari i gruas së zhdukur. Ky fakt ka rënduar pozitën e 58-vjeçarit, i cili edhe pse mohon çdo përfshirje, mbetet kryesori nën hetim për ngjarjen.

Çifti kanë qenë prindër të tre fëmijëve dhe kishin histori të përsëritura dhune. Imeri ishte dënuar për dhunë në familje në vitin 2023. Deri në zbardhjen e fatit të Nadires, ai do të qëndrojë në burg me vendim të gjykatës.

ME TE LEXUARAT