Pamje DRAMATIKE/ Zjarri përfshin Megarën në Greqi, kuajt vrapojnë mes flakëve për t’i shpëtuar katastrofës

Bota

Pamje DRAMATIKE/ Zjarri përfshin Megarën në Greqi, kuajt

Pamje dramatike vijnë nga fronti i zjarrit në Megara, ku flakët vijojnë të përhapen në zonën e Kandilit dhe drejt Agia Skepit, në Greqi.

Në një moment të regjistruar nga kamerat, tre kuaj shihen duke vrapuar të frikësuar për t’i shpëtuar zjarrit që po afrohej me shpejtësi. Dy kuaj të rritur dhe një më i vogël u filmuan duke lëvizur në panik mes tymit dhe flakëve, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga zona e rrezikut.

Pamje DRAMATIKE/ Zjarri përfshin Megarën në Greqi, kuajt

Zjarri i madh në Megara ka shkaktuar mobilizim të gjerë të forcave zjarrfikëse, të cilat po përqendrojnë përpjekjet në zonat Agios Nektarios dhe Kandili. Autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve drejt poligonit të qitjes në zonë dhe drejt zonave të tjera të banuara.

Për shkak të situatës së rrezikshme, banorët e zonave Skepi, Kandili dhe Botsika u njoftuan për evakuim përmes sistemit të emergjencës 112, me udhëzim që të largohen drejt Nea Peramos.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa ekipet në terren po luftojnë për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur banorët dhe pronat. /Top Channel/

 

ME TE LEXUARAT