KQZ pranon dështimin me "votën e diasporës": Shkoni vetë në postë nëse s`ju ka ardhur zarfi!

Komisioni i Zgjedhjeve ne Shqiperi po shperndan njoftime shtese per emigrantet shqiptare jashte vendit, vecanerisht ata ne Greqi, duke pranuar keshtu indirekt, ate qe nuk pranoi direkt, problematiken e madhe me "voten ediaspores".
Konkretisht, ne dy njoftime radhazi, vete KQZ pranon problematiken me aresat e votuesve dhe mos-mberritjen e zarfave ne vendbanimet e tyre.
"NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!
Shpërndajeni për miqtë dhe të afërmit tuaj.
Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.
Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses", thuhet ne njoftimin e KQZ.

Edhe pse shteti shqiptar ka dhene 9.2 milione euro per voten e diaspores, si investim per gjithe realizimin e saj, serish KQZ pranon mangesite permes njoftimit, ku theksohet vec tjerash se shqiptaret ne Greqi "janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ".
Nga redh 220 mije zarfa te derguar deri tani, prej votuesve jashte jane marre vetem rreth 132 mije, kur jemi vetem nje jave para zgjedhjeve.
Kreu i Komisionit, Ilirjan Celibashi, i cili mohoi perballe medias pak dite me pare problematikat, kesaj radhe, ka ndare ne faqen e tij dhe te vete KQZ, njoftimin se qytetaret duhet te paraqiten ne pikat e DHL nese nuk u ka arritur fleta e votimit ne Greqi.
"PËR VOTUESIT NGA JASHTË ME BANIM NË GREQI
Në listën e shfaqur keni pikat e DHL të hapura sot në mbarë Greqinë dhe orarin e punës së tyre për datën 3 Maj 2025"- thuhet ne postimin e ndare nga Celibashi.

Kjo situate nuk duket e papritur nese shikojme menyren e veprimit te KQZ, edhe me elemente te tjere sic ishte fushata sqaruese dhe kontaktuese me emigrantet shqiptare jashte vendit te cilet politika vendosi ti perfshije ne te drejten per te votuar ne atdhe.
Ne menyre te pa shpjegueshme, KQZ ka dhene miliona leke, per spote pulicitare qe transmetoheshin ne mediat elektronike ne Shqiperi, ku sqarohej menyra si dhej te votonin emigrantet jashte vendit!!
Nderkohe qe parate jane shperndare per mediat ne Shqiperi, video mesazhi sqaruese i KQZ ne youtube, adresa zyrtare e institucionit ku emigrantet mund te merrnin informacionin e duhur, ka vetem 24 mije shikime.!
Nje dem i paster ekonomik nese marrim parasysh faktin se mesazhet ne fjale u shperndane ne media qe nuk aksesohen jashte vendit nga emigrantet shqiptare atje, apo edhe ne rastet e mediave elektronike qe shikohen jashte vendit pasi kane akses, familjet shqiptare mund te mos jene te abonuara ne platformat ku ato transmetohen. /lajmifundit.al


