“Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizy-t”, Manja në Lezhë: Ku ka më mirë se të përurohet rruga me atë makinë

Politikë

“Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizy-t”, Manja

Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, ka marrë pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste në këtë qytet, ku i është bashkuar edhe reperi i njohur Noizy.

Gjatë fjalës së tij, Manja iu përgjigj me ironi kritikave të Sali Berishës për makinën luksoze të artistit, të cilën ky i fundit e përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit.

“E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini.

Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali,” u shpreh Manja.

Takimi në Lezhë u zhvillua në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me pjesëmarrjen e simpatizantëve të PS dhe kryeministrit Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion