KQZ e rrëzoi, kandidati i Vetëvendosjes: Ne plasëm “bombën”, tani po spërdridhen

Politikë

KQZ e rrëzoi, kandidati i Vetëvendosjes: Ne plasëm

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në mbledhjen e sotme përpos PD dhe LSI-së rrëzoi edhe kërkesën e kandidatit të Vetëvendosjes për qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani për prova shtesë.

Por ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shkruan se me videot që publikuan ku sipas tyre kishte mjaft shkelje në procesin e numërimit, plasën “bombën”, ndërsa akuzon përfaqësuesit e PS-së në KAS.

“Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste deklaroi sot në seancën dëgjimore të ankesës sonë në KQZ/KAS se pavleshmëria e zgjedhjeve nuk mund marrë parasysh atë çfarë ndodh në procesin e numërimit.

Pra, sipas tij, nuk mund  ta marrim parasysh falsifikimin e vërtetuar me video gjatë procesit të numërimit.

 
"I kemi plasur bombën me videot që kemi publikuar dhe tani po spërdridhen”, deklaron Kreshnik Merxhani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion