Pronarët nuk paguajnë dëmet, Egjipti sekuestron zyrtarisht anijen që bllokoi Kanalin e Suezit

Bota

Pronarët nuk paguajnë dëmet, Egjipti sekuestron zyrtarisht anijen

Autoritetet egjiptiane kanë konfiskuar një anije mallrash masive që bllokoi Kanalin e Suezit muajin e kaluar për shkak të një mosmarrëveshje financiare me pronarin e saj.

Anija që mban flamurin e Panapasë dhe emrin “Ever Given” nuk do të lejohet të largohet nga Egjipti derisa të vendoset një shumë kompensimi, thanë të martën shefi i kanalit dhe një zyrtar gjyqësor. Pronari japonez i anijes, Shoei Kisen Kaisha Ltd, nuk ka reaguar ende.

Pronarët nuk paguajnë dëmet, Egjipti sekuestron zyrtarisht anijen

“Anija tani është zyrtarisht e konfiskuar,” u shpreh gjenerali Osama Rabie për mediat ndërsa shtoi se “ata nuk duan të paguajnë asgjë.”

Ka raportime se autoritetet e kanalit egjiptian po kërkojnë rreth 916 milion dollarë për të zhbllokuar anijen e mallrave.

Pronarët nuk paguajnë dëmet, Egjipti sekuestron zyrtarisht anijen

Anija me gjatësi 400 metra u bllokua më 23 mars në kanalin e ngushtë ndërsa mbante ngarkesa nga Azia në Evropë, duke u përplasur me pjesën anësore të kanalit, rreth 6 kilometra në veri të hyrjes jugore, pranë qytetit të Suez.

Gjashtë ditë më vonë, ekipet e shpëtimit arritën të lirojnë Ever Given, duke i dhënë fund një krize që kishte bllokuar një nga rrugët ujore më vitale në botë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion