Konsultimet me partitë politike për zgjedhjet 2025, Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model

Politikë
Konsultimet me partitë politike për zgjedhjet 2025, Begaj: Hapi i

Presidenti Bajram Begaj, pas konsultimeve me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dekretimi i datës së zgjedhjeve shënon fillimin e një procesi intensiv konsultash.

Begaj i quan konsultimet me partitë politike si hapin e parë të një procesi elektoral që duhet të jetë model.  

'Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë. Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar. Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.

Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme. Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë", shkruan ai. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion