Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja!

Aktualitet
Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta

Kërcënonte me thikë qytetarët në rrugë dhe tentonte t’u grabiste para, Policia e Gjirokastrës arreston 43-vjeçaren, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Pas shoqërimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se Z.V., kishte tentuar të kryente edhe grabitje nën kërcënimin e armës, duke realizuar menjëherë arrestimin e saj për veprën penale "vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (20 Nëntor), në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ku 43-vjeçarja ka dëmtuar lehtë me mjet prerës dhe një grua të moshuar, 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para. 

Denoncimi u bë fillimisht në median sociale dhe JOQ, për veprimet e pakontrolluara nga e dyshuara me thikë në dorë, teksa uniformat blu u vunë në lëvizje dhe zbuluan më tej agresionin dhe tentativën e grabitjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion