Sekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit, troje, vila dhe rezidenca

Politikë
Sekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit, troje, vila dhe rezidenca

Sekuestrohen me vendim të GJKKO dy pasuri në pronësi të Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj, Fatime Kryemadhi.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuesturar dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi të cilat ndodhen në rezidencën “Kodra e Diellit”.

Njoftimi për median

Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur  masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022. (https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-21-10-2024-2/)

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
             kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

             kati nëntokë 139 m2,

             kati i parë 79 m2,

             kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
            kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

            kati nëntokë 139 m2, 

            kati i parë 79 m2,

            kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,

            me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion