ZYRTARE/ Ndërprerja e ndeshjes në Bukuresht, UEFA merr vendimin për Rumani-Kosovë

Sport
ZYRTARE/ Ndërprerja e ndeshjes në Bukuresht, UEFA merr vendimin

UEFA ka marrë vendimin zyrtar për skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë në Nations League, ku për shkak të thirrjeve raciste, lojtarët dardanë u larguan nga fusha e lojës në minutat e fundit.

Insituticioni më i rëndësishëm i  futbollit në Europë vendosi që Rumania të fitojë 3-0 ndeshjen, në tavolinë.

Sa i takon ndeshjes së të premtes në Bukuresht, përveç thirrjeve raciste, ka patur edhe vërshëllima të himnit dhe janë hedhur sende të forta në fushë. Ka qenë kapiteni i Kosovës, Rrahmani që tërhoqi skuadrën në dhomat e zhveshjes, për të vendosur më pas që të mos rikthehen në fushë, pavarësisht presionit të rumunëve apo instancave të UEFA.

Kujtojmë se incidente të këtij lloji nuk i ndodhin për herë të parë përfaqësueses dardane, pasi edhe më herët, ndaj këtij kundërshtari, ka patur raste të tilla.

Vendimi:

Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).


Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion