Kongresi i PS në stadium/ Arben Malaj: Turpërues për socialistët e thjeshtë, as Kina se ka bërë

Politikë

Kongresi i PS në stadium/ Arben Malaj: Turpërues për

Arben Malaj një ish funksionar i lartë i PS por edhe në pozicione me rëndësi në kabinitetet qeveritare të socialisteve nder vite ka ironizuar dhe kritikuar mbajtjen e Kongresit të PS në 12 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.”, shkruan Malaj në një status të gjatë në facebook, referuar Kongresit.

Sipas tij, as Orban, as Erdogan, as Fidel Kastro, Kim Jung apo edhe Kina nuk kanë shkuar deri aty sa të bëjnë një Kongres në stadium.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plote i Arben Malaj:

Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve qe nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve te perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.

Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione ?

Kongres te jashtezakonshem ne   stadium??

I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.

As Orban, as Erdoğan, por as   Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut –  nuk kane mbritur deri ketu.

Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.

Si ka mundesi qe Rilindja qe “perfaqeson” nje popullesi ne tkurje me  më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?!

Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber  i “perfaqesuesve”  te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve  parafabrikate arrogante, te babezitur,  te korruptuar dhe te kapur nga oligarket.

Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abuzive dhe varferonjese per shqiptaret.

Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese.

Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine  si te shqiptareve,  te SHBA  dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.

Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise  paqja e qendrueshme dhe siguria –  jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.

Dite te nbare!

ME TE LEXUARAT