Kongresi i Nanoteknologjisë/ “Nuk është luks, por nevojë”, Rama: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

Politikë

Kongresi i Nanoteknologjisë/ “Nuk është luks, por

Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Rama tha se synimi dhe aspirata e qeverisë shqiptare është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.

Ai deklaroi se “Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në llogaridhënie të prekshme”. 

“Nuk është një luks, është nevojë e së tashmes. Brenda dekadës tjetër çdo i ri që dëshiron të aspirojë teknologjitë, të mund të studiojë këtu, ky është vizioni jonë. Është një punë që ka nisur dhe po shohim hapat dhe rezultatet e para.

Investimi në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për mendim në mënyrë novatore, do guxoja të thoja për krijimin e një brezi inovacioni që do çojnë qeverisjen shqiptare para”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion