Konferenca e Kryetarëve, socialistët përplasen me Bardhin për interpelancën me Ramën

Politikë

Konferenca e Kryetarëve, socialistët përplasen me Bardhin

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, që është shoqëruar me debate lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për një interpelancë me Ramën pas akuzave ndaj vëllait të tij Olsi Rama në lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka thënë se mbledhja nuk është për këtë çështje, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se interpelanca nuk parashikon çështje personale.

“Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë, s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi.

Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë”, deklaroi Çuçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Sipas Bardhit nuk bëhet fjalë për çështje personale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion