Dosja "Xibraka", Bardhi kërkesë Nikollës: Fusni në rend dite interpelancën me Ramën

Politikë

Dosja "Xibraka", Bardhi kërkesë Nikollës: Fusni në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të fus në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për përfshirjen e pretenduar të vëllait të tij, Olsit, në magazinën e drogës në Xibrakë.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshish në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës.

E keni shndërruar Republikën Parlamentare në Republikë Kryeminstrie. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeminsitri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë, ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese”, thuhej në kërkesën e Bardhit drejtuar Kuvendit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Olsi Rama ka paditur në SPAK për ‘kallëzim të rremë’ Gazment Bardhin, lidhur me akuzat e tij për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në trafikun e drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion