Kërkesa e PD për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Balla: Peleshi nuk ka bërë asnjë shkelje

Politikë

Kërkesa e PD për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Balla: Peleshi

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës e cila në Konferencën e Kryetarëve kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, pas seancës që zgjati 30 minuta.

“Kryetari zbaton vetëm rregulloren, nuk ka bërë asnjë shkelje. Kërkesa juaj është e pabazuar”, u shpreh Balla.

Balla i bëri thirrje opozitës të sjellë emrat e anëtarëve të komisioneve.

“Problematikat e ngritura nga opozita, nuk qëndron asnjë prej tyre. Është histori e vjetër që përsëritet në çdo legjislaturë.

Opozita vazhdon me të njëjtat huqe, megjithatë sot është diskutuar edhe për këtë çështje ku është bërë e qartë nga ana e kryetarit të Kuvendit që ka autorizuar thirrjen e këshillit të legjislacionit”-tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion