Dështon gjetja e trafikantëve, zbulohet droga e fshehur në konserva peshku që vinte nga Kanadaja
Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni anti-drogë i zhvilluar prej ditës së djeshme në mbarë vendin. Kanabisi që u sekuestrua në Tiranë, vinte nga Kanadaja.
Mësohet se kanabisi ka ardhur me postë, i fshehur në konserva peshku. Mësohet se një drogë e re ka dalë në qarkullim, drogë xhelatinoze që vjen nga Kanadaja.
Ajo është në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja. Kanabisi që tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë të reja një boçe, më shtrenjtë se kanabisi i thjeshtë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojmë se deri më tani në mbarë vendin janë arrestuar mbi 200 persona, ku prej tyre, 112 janë vetëm në Tiranë.