Kandidati i PD për Bashkinë e Vorës paralajmëron arrestimin e një tjetër kryebashkiaku socialist

Politikë

Kandidati i PD për Bashkinë e Vorës paralajmëron arrestimin

Kandidati i PD për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha paralajmëron për arrestimin e kryebashkiakut socialist të Vorës.

Hoxha shkruan se mbi 2 mln euro tender pastrimi në Bashkinë e Vorës është bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptiv të Edi Ramës.

“273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro është tenderi i pastrimit të Bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptiv të Edi Ramës.

Kandidati i PD për Bashkinë e Vorës paralajmëron arrestimin

Dosja që do çojë para drejtësisë kryetarin aktual të Bashkisë Vorë dhe do ketë po të njëjtin fat si kryetari Bashkisë Bulqizë!”, shkruan Hoxha.

ME TE LEXUARAT