Sporti në zi/ Aksidenti fatal i merr jetën në moshën 25-vjeçare atletit shqiptar (FOTO)
Lajmifundit
/
16 March 2023, 12:09
Showbiz

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka ndërruar jetë atleti shqipatar, Denis Gjura.
Bëhet me dije se 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra.
Përplasja ka qenë e fortë dhe alteli shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.



