Kadilli thirrje demokratëve ta votojnë si kryetar të PD: Të punojmë bashkë për tu ringritur

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka shkuar në Kukës sot ku ka kërkuar nga demokratët që ta votojnë. "Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri.
Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde. Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjeçarit!Demokrat. Bëhu Zot i Fatit Tënd!", tha Kadilli.


