Iva Gjuzi, socialistja që shkoi me foshnjen në Parlament

Politikë

Iva Gjuzi, socialistja që shkoi me foshnjen në Parlament

lva Gjuzi ka shkuar diten e sotme me femijen e vogel ne Parlament. Ajo është bërë e njohur për publikun e gjerë si anëtare partie me lëvdata për kryetarin e Partisë.

Më vonë zv. Ministre dhe sot deputete e PS, e cila ka bërë një gjest human shumë normal duke marrë fëmijën e porsalindur në punë.

Për këtë është kritikuar, përqeshur dhe anatemuar si formë retorike për të marrë klikime e kohë televizive.

Janë lodhur për të gjetur foto të ngjashme deputetesh në PE dhe bundestag. Personalisht e shikoj me simpati, si formë detante ndaj agresivitetit të përhapur maçist në Kuvend e jashtë saj.

Aty më parë flitej për vajza Moldave mes deputetit Tom Doshi dhe deputetit Ilir Rusmajli, apo për grushtet e Nokës, Palokës e sharjet e Erjon Braçes dhe shumë të tjerëve.

Pa përmendur recetat morale të Doktorit të Zi, apo karikaturat verbale të Piktorit që as nuk Zbardhet, as nxihet e as nuk skuqet.

Mendoj që duhet vlerësuar e përgëzuar. Duhen inkurajuar politikat e familjes dhe madje ta shikojmë edhe si formë rebelimi ndaj kolegëve që duan të mbarështojnë gjinitë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion