“Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, Rama për Melonin: E mrekullueshme! Kur flet bëhet më e gjatë se unë

Politikë

“Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku ka edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota.

Kreu i qeverisë shqiptare teksa u ndal te kryeministrja italiane, Meloni, tha se kjo e fundit kur fliste bëhej më e gjatë se ai.


Moderatori: Jam nga Italia, presidenti im nuk është saktësisht ai që po i referoheni.

Rama: Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion