E rëndë cfarë ndodhi në Shëngjin, gjendet pa jetë në breg të detit 37-vjecari nga Fushë Kruja

Aktualitet

E rëndë cfarë ndodhi në Shëngjin, gjendet pa jetë

Nje ngjarje e rende nddhi ne bregdetin e Shengjinit, ku punonjes te portit, kane gjetur pa jete nje 37 vjecar nga Fushe Kruja.

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,.

Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion