Protestë para gjykatës gjatë seancës për Veliajn? Policia përgjigje SPAK-ut: Dërguam 77 oficerë

Policia ka dhënë përgjigje në lidhje me sigurinë gjatë tubimit të mbështetësve të 12 shkurtit, kur u mbajt seanca për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nën akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas përgjigjes së dorëzuar më 19 shkurt, gjatë asaj dite, për sigurinë e gjykatës ishin angazhuar 77 oficerë policie, të udhëhequr nga komisariati numër 3. Ajo që ka shkaktuar shqetësim është momenti kur rruga e stafit u bllokua pas përfundimit të seancës.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimet për këtë ngjarje dhe ka sekuestruar dokumente për të hetuar nëse ka pasur telefonata apo kërkesa për mbështetje policore.
Disa oficerë janë pyetur, por ende nuk ka një rezultat për të konfirmuar nëse ka pasur një mosveprim nga ana e policisë.
Megjithatë, ende nuk ka nisur një hetim penal për të identifikuar personat përgjegjës për këtë situatë, që gjykata e posaçme e ka cilësuar si të paprecedentë dhe të rrezikshme për sigurinë e gjyqtarëve.


