Mbledhja me punonjësit e Bashkisë, opozita: Rama po sulmon drejtësinë!

Politikë

Mbledhja me punonjësit e Bashkisë, opozita: Rama po sulmon

Deputetja Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me mbledhje  e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin Skënderbej.

Përmes një postimi në Facebook, Çupi e konsideron këtë mbledhje si shfaqe antikushtetuese në vend që të kërkojë dorëheqjen e Erion Veliajt.

"Kjo është shfaqja më e madhe antikushtetuese dhe antidemokratike e kryeministrit Edi Rama dhe partisë-shtet që ai drejton. Antikushtetuese, sepse ka shkelur kokë e këmbë autonominë që kushtetuta dhe ligji i garantojnë pushtetit lokal nga qeveria. Nuk ndodh në një shtet demokratik që kryeministri të thërresë në apel punonjësit e pushtetit lokal, edhe sikur ata të flenë me fotografinë e Edi Ramës nën jastëk.

Është antidemokratik, sepse këtu janë shkrirë bashkë shteti me partinë në funksion të pushtetit personal të Edi Ramës dhe të goditjes së segmenteve të drejtësisë që nuk janë nën kontrollin e kryeministrit.

Si një prej deputeteve që kam ndjekur nga afër problematikat e pushtetit lokal e kam të qartë se një bashki si Tirana nuk mund të drejtohet me njerëz të emëruar. Ka vetëm një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme për Tiranën: Dorëheqja ose shkarkimi i Erion Veliajt.

Prangat e korrupsionit të kupolës më të lartë të Partisë Socialiste mund të mbajnë peng Edi Ramën, por jo kryeqytetin!".

ME TE LEXUARAT