PS dorëzon kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Politikë

PS dorëzon kërkesën për regjistrim në Komisionin

Partia Socialiste ka dorëzuar kërkesën e saj për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kërkesa është paraqitur nga kryetari Edi Rama, e shoqëruar me një deklaratë  nga të gjitha partitë pjesëmarrëse, ku theksohet se ato do të refuzojnë çdo formë të blerjes së votës dhe financimeve të paligjshme, përfshirë ato që vijnë nga aktivitete kriminale.

Kërkesa për regjistrim është dorëzuar gjithashtu nga Partia Demokratike dhe 15 parti të tjera politike. Afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike është 25 shkurti, ndërsa koalicionet duhet të regjistrohen deri më 7 mars. Lista e kandidatëve duhet dorëzuar deri më 12 mars.

ME TE LEXUARAT