U përplas në vijat e bardha në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë e moshuara

Aktualitet

U përplas në vijat e bardha në aksin Pogradec-Lin, ndërron

Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës Manushaqe Gjoka, e moshuara që u përplas mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec – Lin.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima, e cila kishte ardhur për pushime nga Durrësi, u përplas pranë vijave të bardha përballë hotelit ku qëndronte, në zonën e njohur si “Pojskë”, teksa po kalonte rrugën.

Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në spitalin e kryeqytetit, e moshuara ndërroi jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion