“I vutë kazmën familjes shqiptare!”- Berisha akuzon PS për ligjin e barazisë gjinore: Askush tjetër veç Zotit s’më vendos censurë..(VIDEO)

Politikë

“I vutë kazmën familjes shqiptare!”- Berisha akuzon PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përsëri për ligjin e barazisë gjinore që u kalua me shumicën e kartonëve nga mazhoranca në Kuvend të enjten.

Ai e cilëson përmbysje të Kushtetutës dhe vendosje të kazmës ndaj familjes shqiptare.

Duke iu referuar edhe fjalimit që mbajti nga foltorja e Kuvendit, lideri i selisë blu nënvizoi se askush nuk i vendos dot atij censurë për të folur dhe denoncuar këtë ligj që cenon vlerat e familjes shqiptare, përveç Zotit

 

“Askush tjetër, përveç Atij që sheh gjithësinë, nuk mund të më vendosë censurë, o të mjerë. Aq më pak Partia e Krimit, e cila sot doli kundër familjes shqiptare dhe vlerave të saj. Ligji i vë kazmën familjes shqiptare, si do shkoni ju te familjet tuaja, te fëmijët tuaj? Ju po përmbysni Kushtetutën”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetin social Facebook, që e shoqëron edhe me një video.

Më herët ai kishte postuar po për të njëjtën temë, ku theksonte se ky ligj “nuk synon barazinë gjinore, por i jep fund asaj”.

“Ligji i propozuar nga narko-qeveria për “barazinë gjinore” në thelb synon përmbysjen e familjes dhe vlerave të saj, përmbysjen e librave të shenjtë dhe moralit që ato përcjellin, si dhe mohon të drejtën prindërore për edukimin e fëmijës dhe vendos censuren.

Në të vërtetë, ky ligj nuk forcon barazinë gjinore, ai i jep fund asaj”, shkruante Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion