Tiranë, dy adoleshentët qëllojnë me thikë 16-vjeçarin pas sherrit në lokal

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku dy të mitur kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G.R, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si ish-Nisheraku, brenda në një lokal, ndërsa autorët e ngjarjes janë dy shtetasit e mitur të moshës 16 vjec, me iniciale E.Zh dhe A.A.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


