I kërkuar në Shqipëri, gjendet i vdekur në Spanjë Klajdi Mansaku, shok i Cllevios, ra nga 10 kate

Klajdi Mansaku, 26-vjeç i cili rezulton në kërkim nga autoritetet shqiptare, raportohet se është gjetur i vdekur në Spanjë.
Viktima eshte shok i ngushte i Clevios, nje personazh i njohur ne Shqiperi dhe Kosove ne rrjetet sociale.
Paraprakisht, dyshohet se Klajdi Mansaku, 26 vjeç, u vetëvra duke u hedhur nga kati i 10-të i një pallati në shtetin spanjoll, megjithate rrethanat e ngjarjes jane ende duke u hetuar.
Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat, pasi edhe version zyrtar per ngjarjen ende nuk eshte dhene.
Mansaku rezulton i kërkuar nga autoritet shqiptare për një ngjarje të ndodhur më 15 prill 2023, ku pas një debati në rrjetin social TikTok, tentoi që të vrasë me armë dy të rinj Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu.
Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u arrestua edhe Sheflid Karat, bashkëpuntori i Mansakut.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Durresit asokohe dhe Mansaku ishte i dyshuar per cka u shpall ne kerkim policor.
Policia kishte dyshime se personi që ka shkrepur armët në drejtim të makinës është Klajdi Mancaku, i cili njihet si shok i Cllevio Serbiano, i njohur me emrin Klevion Ahmeti, i përfshirë në dosjen e drogës të avionit në Divjakë.

Po ashtu, Mancaku u bë i njohur edhe nga sherri që pati një vit më parë me reperin me nofkën Noizy, apo Rigels Rajku.
Njoftimi i policise:
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.
Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M.
Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.
Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.
Sherri prill 2023
Klajdi Mancaku, shok i Cleviol Ahmetit, ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i Jurgen Vrioni dhe me Arben Haxhiun. Pas konfliktit në Tik Tok, Mancaku me djemtë e kanë lënë për t’u sqaruar ballë për ballë.
Pas kësaj, Mario Vrioni ka marrë kushëririn e tij, shtetasin Juxhin Vrioni dhe shtetasin Arben Haxhiu, shok i përbashkët i tyre dhe ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t’u sqaruar me Klajdi Mansaku.
Ai sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni dhe është larguar menjëherë. Të shtënat kanë lënë të plagosur Juxhinin dhe Arbenin.
Këta dy të fundit u nisën me urgjencë në spital aty ku po marrin ndihmë mjekësore, teksa autori, Mancaku, është arratisur nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar arrestimit.


