Partitë e vogla takim me presidentin, Duka: I propozuam 4 majin për datën e zgjedhjeve

Aktualitet

Partitë e vogla takim me presidentin, Duka: I propozuam 4 majin për

Partitë e vogla i kanë propozuar presidentit Bajram Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale. Lajmi u konfirmua nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pas takimit se me kreun e shtetit.

“Ne propozuam datën 4 maj. Kushtetutat parashikon 15 prill-15 maj, më e arsyeshme për ne është maji përflitet që në 9 maj ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave të Europës, mendojmë që data 11 është e papërshtatshme. besoj që do të takojë dhe të tjerët presidenti. Ne kemi dhënë propozimin tonë. Kemi bërë muhabet shtruar fare kemi një orë që flasim. Kushtetuta përcakton 4 të diela dy të prillit dy të majit, por data 11 mund të ndikojë konsiderueshëm në zgjedhje se i bie të mbyllet fushata në 9 dhe të mbledhë ata të Europës. Dhe kjo nuk është normale”, tha Duka.

I pyetur nëse është ky edhe mendimi i PD-së, Duka tha se PD do të vijë vetë në takim me kreun e shtetit dhe do të konsultohet vetë.

Presidenti Bajram Begaj nisi këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Takimi me drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ në Presidencë zgjati rreth një orë.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, por edhe përfaqësuesit e KQZ janë thirrur në takim nga Presidenti ditën e hënë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion