“Heroi” 22-vjeçar simpatizant i Ramës, kryeministri publikon foton e tyre

Politikë

“Heroi” 22-vjeçar simpatizant i Ramës, kryeministri

“Heroi” i së dielës, Klodian Elqeni, duket se është një simpatizant i Partisë Socialiste. Pas ngjarjes, ku kryeministri Edi Rama publikoi foton që kishte shkreput me 22-vjeçarin. Ky i fundit ka bërë foto edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

I riu ndërhyri të mënyrë të menjëhershme, teksa një 32-vjeçar u fut në sheshin Skëndërbej, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Ai u hodh  në mënyrë të rrezikshme për jetën e tij, në makinën e shoferit, për ta ndaluar, ndërsa për mediat tha se nuk kishte frikë për veten. “Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë.

“Heroi” 22-vjeçar simpatizant i Ramës, kryeministri

Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion