Gramos Sako pas fitores në Tepelenë: Mirënjohje pa fund qytetarëve, tani lind detyrimi im

Politikë

Gramos Sako pas fitores në Tepelenë: Mirënjohje pa fund

Fituesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako, ka folur për mediat pas shpalljes së rezultatit, duke falënderuar qytetarët dhe Partinë Socialiste për mbështetjen e dhënë.

“Pas një fushate të shkurtër, por një fushatë model, një votim që u pa edhe në një kohë me reshje të shumta, ku qytetarët dolën e votuan dhe shprehën vullnetin e tyre, tani lind detyrimi im kryesor që t’u shërbej qytetarëve në punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pa fund qytetarëve të Tepelenës, mirënjohje për PS-në që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë që unë kam ardhur këtu e deri më tani.”, tha Sako.

Në Tepelenë, ku për herë të parë u testua numërimi paralel i votave me Inteligjencë Artificiale, kandidati socialist Gramos Sako fitoi me 77.85% (3 mijë e 261 vota).

Rivali i tij, i mbështetur nga opozita, Gabriel Guma, mori 928 vota. PS shënon një rritje prej 9.5%, ndërsa PD një rënie të lehtë prej 1%.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion