Gjykata i dha vulën Berishës, këngë e valle tek selia e PD-së

Politikë

Gjykata i dha vulën Berishës, këngë e valle tek selia e

Deputetët e opozitës kanë “shpërthyer” në festë pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën dhe logon e PD-së liderit demokrat, Sali Berisha.

Në foto shihet momenti teksa ata dalin nga dyert e Apelit pas dhënies së vendimit nga trupa e gjykuese, e cila i dha fund zvarritjes nëpër gjykata të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët ishin të pranishëm në seancë, shihet të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart, teksa gëzojnë për vendimin e togave të zeza.


Ndërkohë tek selia e PD-së, simpatizantë të shumtë e kanë pritur me këngë e valle vendimin e gjykatës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion