Salianji ironizon socialistët: Jeni mësuar juve si lakuriqë nate! PS e ka ves që…

Politikë

Salianji ironizon socialistët: Jeni mësuar juve si lakuriqë nate!

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Saliajni ka shkëmbyer batuta e ironi me deputetët socilstë gjatë mbledhjes pas kërkesës së ish-Përgjegjësit të Sektorit IT-së në Policinë e Shtetit, Ardit Muço për të dhënë dëshminë me dyer të mbyllura.

“PS dhe mazhoranca e ka ves që ti bëjë natën dhe në errësirë siç u bë edhe ndërhyrja në sistemin TIMS. Përkoi që edhe pyetja e dëshmitarëve u bë në të njëjtën orë që u bë ndërhyrja në sistemin TIMS, si lakuriqët e natës, ne po themi të ndezim dritat, ta vlerësojë publiku, ky është themeli”, u shpreh Salianji.


Teksa deputeti i PD-së hodhi në votim kërkesën për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura replikoi me kolegun socialist, Bardhyl Kollçaku.

“Aman general kur më drejton fjalën sikur më drejton grykën e topit”, iu drejtua Salianji.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion