GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës me 1.4 vite burg për tjetërsim prone në Livadh

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 1 vit e 4 muaj burg për tjetërsimin e paligjshëm të një prone në zonën e Livadhit.
Dënimi u ul nga 2 vite në bazë të gjykimit të shkurtuar, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe heqja e së drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Në të njëjtën çështje u dënuar edhe ish-drejtori i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës, Vasillaq Strakosha, i cili mori 1 vit burg, i pezulluar me kusht për 2 vite shërbim prove, si dhe i është hequr e drejta për të mbajtur funksione publike për po kaq vite.
Hetimet e SPAK zbuluan se në vitin 2016, Goro tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke prej 4,263 metra katrorë në pronësi të Arqile Bollanos, ish-komandant në krye të Bashkisë Himarë. Ky proces përfshinte edhe falsifikim dokumentesh dhe kalim të pronave shtetërore në pronësi private, disa prej të cilave përfunduan në zotërim të një shoqërie të lidhur me bashkëshortin e deputetes Olta Xhaçka.
Që prej marsit 2024, Goro ndodhet në burg dhe përballet me akuza të tjera penale për këtë rast. Vendimi i gjykatës tregon angazhimin për goditjen e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pronave publike, duke kërkuar transparencë dhe drejtësi në menaxhimin e pronës shtetërore.


