“Gërdeci”/ Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, kundërshton ekspertizën tekniko-ushtarake

Politikë

“Gërdeci”/ Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO,

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjatë seancës, Mediu ka paraqitur kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.

“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist.

Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, ka thënë Mediu në seancë.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion