Flet babai i 15-vjeçares që u hodh nga ballkoni: E bullizonin shokët e klasës, i kishin thënë që je e shpifur!

Aktualitet

Flet babai i 15-vjeçares që u hodh nga ballkoni: E bullizonin

“Nuk është hera e parë që më bullizojnë vajzën. Vuante prej kohësh”, rrëfehet Arben Cërriku, vajza e të cilit u hodh dje nga ballkoni i banesës.

Shkak duket se është bërë sjellja e shokëve dhe shoqeve të 15-vjeçares, të cilët sipas babait e komentonin për keq.

“Vajza vjen dje nga shkolla, rreth orës 13:30. (qan) I thotë të vëllait; Nesti, një vajzë dhe një shok në klasë më ofendon dhe më thotë; je e shpifur.

Vëlla i tha; mos u mërzit se do ta zgjidhim. Vajza u shtri në krevat dopio dhe ish-gruaja po bisedonte me një mësuese. Për hatër të fëmijëve, u bashkuam dhe ishim të gjithë bashkë.

Dje kishim dhe ditëlindjen e djalit të vogël, mbush 12 vjeç. Në një moment gruaja dëgjon një zhurmë dhe më thotë; O Ben, shiko pak se çfarë ishte.

I thash; nuk ka gjë. Ajo del në ballkon dhe sheh vajzën shtrirë. Ulëriti.

Dalim të gjithë jashtë. U mblodhën të gjithë dhe e çuam në spital. Erdhi ambulanca dhe e çuam në spital.

Për momentin këtu u përmend. Nuk është hera e parë që vajza vjen e ndrojtur, dhe e frikësuar nga shokët dhe shoqet.

Tani është në gjimnaz, por e njëjta gjë i ndodhte dhe në 9-vjeçare. Ne bisedonim me të, e nxirrja. E shihja se kohët e fundit ishte më keq.

Nuk ka shoqe, vetëm një vajzë në lagje ka dalë. Edhe djalin e vogël e bullizojnë, nuk shkon në shkollë. Unë kam 20 vite në Sarandë.

Si këtu nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Mendoj se do ta heq fare vajzën nga shkolla. Mësuesja është një prind i dytë për fëmijën tim.

Ajo sot u hodh nga ballkoni, nesër mund të shkojë të mbytet në det.

Duhet ta ruaj 24/7. Jam i papunë, punoj në të zezë. Gruaja punon nëpër shtëpi, pastruese.

Jam prej 20 vitesh me qira.”, tha babai i adoleshentes, ndërsa e mbylli rrëfimin e tij me një apel për të ngritur në fokus këto shqetësime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion