Gara për kreun e PD, Jemin Gjana: Arsyeja pse nuk mund të publikojmë listën e anëtarësisë...

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana komentoi procesin zgjedhor për kreun e ri të partisë, i parashikuar për më 13 qershor.
“Po i afrohemi javës së fundit, janë përmbyll një sërë problematikash. Një pjesë ka patur të bëjë me axhendën e takimeve të kandidatëve, dhe komisioni është i plotësuar me përfaqësues të 4 kandidatëve. Presim të finalizojmë edhe përbërjen e komisioneve. Në mbledhjet e fundit është miratuar fleta e votimit, numri total dhe i ndarë në degë i anëtarësisë.
75 mijë e 76 anëtarë të PD që janë në sistem dhe sistemi është i mbyllur dhe do hapet në prani të përfaqësuesve të të gjithë kandidatëve për të shkarkuar listat e votimit në datën e përcaktuar. Janë miratuar mbi bazë të numrit, qendrat e votimit për cdo degë të PD. Janë 5 degë që kanë nga dy qendra votimi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Kamza.
Tirana është e ndarë në 15 degë të PD dhe në asnjë prej tyre nuk ka më shumë se 2500 anëtarë. Është hedhur edhe shorti i renditjes, si do të jetë sekretimi i kësaj flete votimit. Kishim 4 modele, për fletën e votimit. Kemi miratuar të gjithë setin e dokumentacionit që do i duhet strukturave të zgjedhjeve për procesin. Procesverbali i hapjes së votimit, i mbylljes, pra të gjitha formatet tip.” u shpreh Gjana.


