Gara për Bashkinë e Tiranës, Binaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni pa dallim partie, fushata jonë është për të gjithë

Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Binaj thirrje qytetarëve:

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, pas një takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj mbajti konferencën e tij të parë për mediat, ku shprehu optimizëm për fitoren dhe rëndësinë e aleancës së krijuar.

Ai u shpreh se, edhe pse nuk do të shfaqet publikisht në krah të liderëve opozitarë, nuk përjashton takimet me ta gjatë fushatës.

“Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodh.

Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një koohe të duhur, sepse gjërat që të bëhen mirë duan kohën e tyre, që të dalim të tregojmë programin për të gjithë qytetarët. Edhe kam thënë që në terren në fushatë do të jem pa kryetarët, por jam i gatshëm të takoj cdo kryetar të opozitës”, u shpreh Binaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion